Sa peshon pasuria e zv.kryeministrit Behgjet Pacolli?

Sa peshon pasuria e zv.kryeministrit Behgjet Pacolli?

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar pasurinë e tij që peshon miliona euro.

Sipas formularit të publikuar nga AKK-ja, Pacolli në total pasuri të paluajtshme ka deklaruar 203 milionë e 138 mijë e 996 euro.

Vetëm pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës, ka deklaruar në vlerën 125 milionë euro. Hotelin Swiss Diamond që ndodhet në qendër të Prishtinës, Pacolli e ka vlerësuar në vlerën prej 42 milionë eurove, Hotelin Grand me mbi 3 milionë euro.  Kurse shtëpinë në vlerën e mbi 17 milionëve.

Pjesa tjetër e pasurisë përfshinë toka e lokale afariste.

Pasuri të lujatshme Pacolli ka deklaruar në vlerën e 10 milionë e 518 mijë euro

Vetëm aeroplani i Ministrit Pacolli kushton 9 milionë e 900 mijë euro. Kurse tetë vetura e deklaruara kapin vlerën e gjysmë milionëshit.

Pacolli ka deklaruar të ardhura nga Banka Ekonomike 600 mijë euro, Mabetex Holding 1 milion euro nga interesi I depozitave në bankë në vlerën 130 mijë euro dhe meditje nga qeveria e Kosovës rreth 10 mijë euro.

Ministri Pacolli në deklarimin e pasurisë që është publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsion ka deklaruar aksionë në këto 20 shoqëri aksionare.

Më shumë rreth pasurisë së zyrtarëve:

Haradinaj deklaron mbi 160 mijë euro obligime financiare

Kurti deklaron banesë në vlerë prej 400 mijë eurove, në pronësi të bashkëshortes së tij

Publikohet pasuria e presidentit Thaçi – si ndryshoi ajo në krahasim me vitin e kaluar

Xhavit Haliti “palon” para në bankë, zbulohen shifrat

Mësohet sa para në bankë i mban Kadri Veseli dhe çfarë veture posedon