
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Gashi ka deklaruar se pasuri të paluajtshme ka një shtëpi banimi me vlerë prej 150 mijë euro.
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019 Gashi ka deklaruar se posedon një veturë me vlerë prej 10 mijë euro.
Para të gatshme në njërën prej bankave të Kosovës ka 1 mijë e 800 euro. Teksa ka deklaruar se ka kredi në vlerë prej 30 mijë euro e cila i përfundon në vitin 2021, shkruan Insajderi.com
Ndërkaq, nga paga si deputet i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se merr pagë vjetore prej afro 22 mijë euro, ndërsa si ligjërues 4 mijë e 919 euro.
Përveç kësaj, deputeti i LDK-së ka deklaruar edhe të hyrat vjetore të bashkëshortes dhe prindit. Bashkëshortja e Gashit merr pagë vjetore prej 19 mijë e 958 eurove teksa prindi merr pension vjetor 2 mijë e 100 euro.