Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, para pak minutash ka arritur në Kosovë.
Miku më i madh i kosovarëve erdhi me rastin e përvjetorit të 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë ku pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.
Ai sot do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.