
Qytetarët e Kosovës do të mund ta takojnë presidentin historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton me fillim nga ora 14:30 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.
Njeriu vendimtar që kishte kontribuar në clirimin e Kosovës, po qëndron edhe sot në Prishtinë, ndërsa pak caste më parë u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një fjalë rasti.
Clinton në fjalimin e tij tha se është nderi më i madh i jetës pasi ka ndalur spastrimin etnik në Kosovë para 20 vitesh.
“Më pëlqen shumë dhe gjithherë do të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe ju jam shumë mirënjohës që jam këtu me qytetarë që kanë qenë pjesë e asaj beteje”, tha Clinton.
“E kam në zyrën time një Neë York një fotografi të Ëestley Clark, të Toni Blair dhe fotografinë time dhe të gjithë tjerët që ishin aty. Çdo ditë që qëndroj në atë zyre ia kujtoj vetës se cili ka qenë qëllimi i politikës. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova para 20 vitesh. Në shkollën fillore në Ferizaj atë ditë thash, dhe dëshiroj ta them edhe sot. 79 ditë të sulmeve mund ta kenë fituar atë luftë por vetëm qytetarët e Kosovës mund ta kanë fituar paqen. 20 vite më vonë keni bërë punë të shkëlqyeshme dhe e di se në kohë paqeje më e rëndësishmja është që të shqyrtohet se çfarë do të bëjmë më tutje”
“30 vite më vonë mendoj që kemi bërë punë të mirë për të arritur paqen. Mbajeni në mend se para 30 vitesh ra muri i Berlinit dhe bashkimi Sovjetik dhe të gjitha konfliktet po binin poshtë.”