Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka vlerësuar se kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillari Clinton, nuk do të kishte dëshirë që serbët të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 8 nëntorit, njofton Klan Kosova.
Kjo, pasi serbët në shumicë janë deklaruar në mbështetje të rivalit të saj republikan, Donald Trump, Klankosova.tv.
Madje, në Serbi lëvizje Radikale si ajo e Vojislav Sheshel, kanë daluar edhe publikisht nëpër sheshe me pankarta në duar e me brohoritje pro-Trump.
Simpatia për të u rrit kur një revistë javore serbe Nedeljnik kishte dalë me një artikull ku shkruante se Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s.
Gjithsesi, më vonë u zbulua se ato fjalë nuk i kishte thënë Trump dhe Nedeljnik pati kërkuar falje më vonë. /Insajderi.com