
Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë 26 vjeçarin me iniciale V. B., i cili dyshohet se ka kryer disa grabitje gjatë vitit 2018 dhe 2019, në rajonin e Pejës dhe i njëjti deri më tani ka qenë në arrati.
Policia e Kosovës thotë se në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje dhe është arritur arrestimin i personit të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervistimit nga ana e hetueseve rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, është dërguar në mbajtje për 48- orë.