
Njëherë tha se do të shokoheni kur t’a kuptoni qëllimin e vizitës së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton e pastaj i ra pishman duke thënë se Clinton ka ardhur për të mirë në Kosovë, ka ardhur si mik, ka thënë Imami i fshatit Skifteraj të Vitisë, Mubarek Misini.
“Qëllimi është për të mirë o popull”, ka thënë Misini për Insajderin.
Përmes Facebook-ut, ai ka thënë se kosovarët do të shokohen kur ta kuptojnë se me çfarë qëllimi ka ardhur në Kosovë Bill Clinton, duke paraqitur teori të rënda konspirative se vizita e ish-presidentit amerikan ka prapavijë të keqe.
“Sikur ta di se me çfarë qëllimi ka ardhur Klinton në Kosovë!? Do të shokohen shumica kur të zbulohen me kohë këto qëllime!”, ka shkruar Misini.
Imami kosovar: Do të shokoheni kur të zbulohen qëllimet e vizitës së Clintonit në Kosovë