Ymeri: Vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e shtetit

Ymeri: Vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e shtetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi absolute e shtetit.

“Vdekja e Astrit Deharit, edhe pse ende e pasqaruar, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit, sepse Astriti ka vdekur për aq kohë sa mbahej në burg”, ka thënë Ymeri gjatë një konference të jashtëzakonshme për media.

Ymeri ka bërë të ditur se ia kanë dërguar një kërkesë zyrtare ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për t’ua lejuar vizitat për dy aktivistët tjerë që po mbahen në Pejë dhe Lipjan.

“Sot i kam shkruar një kërkesë zyrtare ministres së Drejtësisë që të na mundësojë një vizitë në burgun e Pejës dhe atë të Lipjanit, për t’i ngushëlluar Atdheun dhe Egzonin që vazhdojnë të mbahen në burg”, ka shtuar Ymeri.

Ai ka thënë se e përkrahin kërkesën e familjes Dehari për autopsi të pavarur për ta identifikuar shkaktarin e vërtetë të vdekjes.

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se Astrit Dehari është viktimë, siç ka thënë ai, këtij regjimi në Kosovë./Insajderi.com