Amerika rendit Serbinë në mesin e vendeve më të rrezikshme në Evropë

Amerika rendit Serbinë në mesin e vendeve më të rrezikshme në Evropë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka radhitur Serbinë në mesin e vendeve më të rrezikshëm të Evropës për tu vizituar nga turistët.

Sipas departamentit amerikan Serbia është rradhitur në nivelin e dytë të rrezikshmërisë ku turistëve i bënë thirrje që nëse shkojnë në Serbi duhet të shtojnë masat e kujdesit.

“Serbi – Niveli 2: SHBA u kërkon amerikanëve të bëjnë kujdes në Serbi për shkak të nivelit të lartë të krimit, dhunës në bashkëpunim me krimin e organizuar, që përfshijnë edhe vrasje me autobomba. Në vitin 2016, një serb vrau pesë veta dhe plagosi 22 të tjerë në një kafene në Sitiste”, thuhet në njoftimin e departamentit.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka për detyrë të paralajmërojnë qytetarët e vet se në cilat vende kanë më shumë mundësi të sulmohen për shkak të sulmeve terroriste dhe nga trazirat civile i rendit vendet e rrezikshme për turistët me nivele, nga 1 në 4, nga më pak të rrezikshmet te më shumë, thuhet ndër tjera në njoftim.

Në mesin e këtyre vendeve është edhe Bosnja e Hercegovina dhe Rusia. /Insajderi.com