Si mund t’ju ndihmojmë?

Shkruan: Idro Seferi

Si mund t’ju ndihmojmë?

Baronesha Catherinë Ashton, ishte zhdukur për ca kohë nga jeta publike e Ballkanit. Një pyetje që nuk morri shumë përgjigje, që ua shtroj presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, bëri përshtypje në takimin e Bratisllavës. E komplikuar duket gjendja në Ballkan. Rëndesë dekadash. Por, vërtetë ngjashëm siç tha Ashton si mund tu ndihmojmë të na ndihmoni?

Është interesante të pyesësh kalamajtë ndonjëherë se çfarë mendojnë për gjërat e të rriturve. Në një emision të famshëm dikur në Serbi që quhej “kefalica”, çdo javë pyesnin fëmijët për ngjarje apo fenomene. Si për shembull çfarë janë zgjedhjet. “Zgjedhjet janë ato që te ne mbahen tri herë vit”, thoshte një kalama. “Zgjedhjet janë kur lajmet dalin nëpër qytet”, thoshte një tjetër.“Zgjedhjet janë kur në zgjedhim mbretin”, shtonte një tjetër. Do të ishte interesante që të pyesim kalamajtë deri në moshën 10 vjeç çfarë mendojnë se është dialogu? Kështu mbase do të arrinim tek një përfundim të paktën për ta parë banalitetin tonë politik në mosha madhore.
Përgjakja e ish Jugosllavisë dhe sidomos e luftës së Kosovës tani po tentohet të zgjidhet në sa më shumë forume. Problemi është që dikush nga pjesëmarrësit nuk e ka kuptuar se sit ë zgjidhet një çështje madhore. Tani në nivele të larta profesionale dhe ekspertësh me kollare mbahen diskutimet. Një nga këto ishte edhe Globsec 2019 i mbajtur në Bratisllavë. Aty ishin ulur tri figura të rëndësishme nga Ballkani, dy në konflikt direkt dhe dy në konflikt indirekt. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësuesi dhe pushtetari që të gjithë ia kanë lakmi në Ballkan, Millo Gjukanoviç i Malit të Zi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Ata sqaruan dëshirat e tyre politike për të ardhmen dhe çfarë duan të arrijnë. Kryesisht këto takime nuk është se zhvillohen me idenë se diçka e re do të ndodh. Kryesisht nëse ka qëndrime interesante njeriu rri në to duke dëgjuar edhe ndonjë gjë. Nëse jo e shteron baterinë e telefonit duke lexuar gjëra të tjera ose pot ë jesh piktorë e bën një ekspozitë më pas.
Në Ballkan njerëzit flasin për paqe dhe stabilitet në rajon, për perspektivë evropiane, për nxitje të bashkëpunimit dhe dëshirës, por jo se tani gjithmonë dikush ngelet me sa duket i pa kuptueshëm. Natyrisht të pa kuptuar gjithmonë ngelin ata që ky rol u pëlqen, të luajnë viktimën. Në këtë energji, pa u future në atë se kush ka të drejtë, ajo që duket këtu është se kjo punë në këto trende do të zgjatë gjithmonë. Kosova dhe Serbia edhe nëse arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në atmosferë armiqësie, nuk do të mund të bëjnë progres pasi çdo grup punues dhe çdo element do të ngec. Këtu është vërtetë nevoja për një ndihmë ndërkombëtare pasi duke njohur metodologjinë e punës në Ballkan atëherë do të jetë e vështirë të arrihet një normalizim dhe mbi të gjitha një jetë normale për qytetarët e të dyja vendeve. Shqiptarët dhe serbët, por shumica e atyre që në Ballkan jetojnë, nuk njohin një jetë pa probleme pavarësisht se në çfarë ngjarje apo gjendje jetësore të mirë mund të jemi në momente, secili këtu ka përjetuar pritje, ngecje, vështirësi për të arritur diçka, për t’u shkolluar apo për të ekzistuar mbi të gjitha. Luftërat nuk janë bërë për shkak se ballkanasit kanë qenë të aftë për dialog pasi këtu nëse nuk do të ekzistonte bashkësia ndërkombëtare gjithçka do të vazhdohej me të vjetrën. Ajo që është problem në këto negociata dhe procese politike është se kur presidentët zihen, faturën e paguajnë qytetarët e këtyre vendeve ndër vite. Këtu njerëzit kanë protestuar, janë ngritur për ta mbrojtur lirinë dhe demokracinë, kanë denoncuar politikën e keqe, korrupsionin dhe vrasjet politike e krimet e luftës. Por, kjo qytetarëve nuk u ka ecur. Gjithmonë më ka bërë përshtypje gjentilesa Perëndimore në trajtimin e problemeve të Ballkanit. Këtu gjithnjë flasim për atë që është publike. Natyrisht diplomacia nuk shërben për të vënë drejtësi dhe barazi për popullatën, por për të arritur qëllime politike. Shtrëngimi i duarve pa tërhequr vërejtje ka qenë një sistem I gjatë politik I bashkësisë ndërkombëtare, e cila në fakt ka ndikim në jetët dhe shtetet tona, por disi kur duhet nuk thotë atë që qytetarët kanë nevojë këtu.
Natyrisht në të ardhmen do të ketë edhe disa forume deri në fund të verës si dhe takimi i Parisit Kosovë-Serbi. Arsyeja përse qytetarëve të Ballkanik, së këndejmi edhe Kosovës dhe Serbisë, u nxitohet për të arritur një progres është se durimi u ngushtohet cdo ditë kur zgjohen në mëngjes. Emigrant më nuk është shumë e pranueshme të jesh në Evropë dhe jeta në një vend tjetër nënkupton edhe një fillim tëri jo vetëm në cdo segment të sjelljeve ditore, integrimit, gjetjes së punës dhe mundësive, por edhe një fillim të ri kulturorë. Disi askush këtu nuk ka dashur ta braktis vendin e tij dhe njëkohësisht mezi presin të ikin. Gjendja politike në Ballkan është aq e rënd sa askush këtu nuk përton të mësoj një gjuhë të re për sat ë jetë nevoja vetëm ta dijë që ekziston mundësia për të ikur. Tani, mbajeni mend, ata që duan zgjidhje nuk janë më vetëm ata që jetojnë me ndihma sociale.
Këtu në forumin e Bratisllavës më bën dy gjëra përshtypje. Zënkat mbi të shkuarën dhe mos pasja e asnjë ideje për ta vënë para publikut, përveç faktit që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, fliste shqip dhe jo anglisht gjë që dukej hapur që e bënte me nerva presidentin Vucic.

Arsyeja pse ndërkombëtarët duan një marrëveshje është që të mbyllin një problem dhe të mundësojnë kontrollin e Evropës në mënyrë më të lehtë, por edhe të mos lejojnë që marrëveshja të bëhet problem dhe presedan për vendet e tjera brenda saj, por edhe për ato në Ballkan që padyshim se do të hapen. BE e quan vetëm lehtësues të dialogut, por e le në dorë të palëve se si duhet bërë kjo gjë.
Gjëja e dytë ishte një pyetje nga e harruara, por për fat të keq gruaja që e kishte situatën më shumë në kontroll se sa tani, baronesha Catherinë Ashton, gruaja që drejtoj politikën e jashtme të BE-së. “A mund të them për presidentët e Serbisë dhe të Kosovës, që kam patur një nga privilegjet më të mëdha të jetës sime të punoj me ju, JO tu ndihmojmë ju, por njerëzit që ju përfaqësoni. Pë rata që nuk e dinë, këta dy president që atëherë nuk kanë qenë president, janë munduar pafundësisht dhe unë tregoj respekt për atë që kanë bërë. Por, ma thyen zemrën kur e dëgjoj se ku kemi arritur në kuptimin e argumenteve pasi ne gjithmonë e kemi ditur pas marrëveshjes së parë, që I dyti, I treti apo I katërti do të jenë më të vështira. Unë besoj se ju me qeveritë tuaja jeni përgjigje e këtij problem. E kuptoj që frustrimi i zotit Gjukanoviç është edhe dija e tij që ju mund ta bëni këtë dhe që duhet ta bëni. Pra pyetja ime është kjo: në këtë dhomë ka njerëz që duan që ju të keni sukses. Si mund të ju ndihmojmë ju?Cilat janë gjërat që mund të bëjnë ndryshim. Ne mund të ju ndihmojmë ta ndërtoni besimin me popujt që ju përfaqësoni dhe ta krijojmë hapësirën që do tu çojnë atje. Sinqerisht, në mënyrë absolute unë e di që mund ta bëni”, ishte pyetja me koment e Catherinë Ashton që qëndronte në publik.

Përgjigja natyrisht është po aq e gjatë dhe e pa prerësa edhe historia e përbashkët.

Disi për herë të parë u dëgjua dikush që pas largimit nga pozita thotë se kjo është duke u bërë dicka në emër të qytetarëve dhe për të mirën e tyre. Por, BE-ja I dënon qytetarët e Ballkanit kur liderët e tyre nuk përmbushin kritere ose thjesht nuk ua ndjen. Ne e dimë këtë, por është e çuditshme pse për këto arsye në konsiderohemi si njerëz të rrezikshëm kur arrijmë në Evropë dhe jo si viktima të proceseve politikë. Pyetja e qytetarëve të Ballkanit do të ishte e ngjashme. Vërtetë si ti ndihmojmë liderët tanë që të zgjidhin çështjet e rëndësishme pasi ne qytetarët e Ballkanit duam të merremi me gjëra të tjera dhe të kemi një mundësi të barabartë në jetë me njerëzit e tjerë të lindur në Evropë. Dhe, ne si evropian duam që të kemi mundësi shkollimi, mundësi zhvillimi, të jetojmë pa frikë dhe pa u pyetur për ekzistencë. BE-në mund ta ndihmojmë duke ia sqaruar që nuk mund të dënoj po ata qytetarë për shkakun e të cilëve duket se bëhen këto forume. Ti bëj partner atëherë qytetarët dhe pavarësisht veprimeve politike të mos i ndëshkoj ata. Presidentëve mund tu ndihmojmë ta zgjidhin këtë gjë nëse vërtetë e kanë idenë e tillë. Zgjidhja mbase do të plotësonte nevojat personale të politikës për një arritje historike. Por, disi më duket si punë e vështirë të qenurit politikan në Ballkan pasi kjo paraqitet si e tillë. Njëkohësisht është interesante pasi askush nga ta nuk po heq dorë nga kjo sakrificë dhe ndoshta është keqdashës mendimi, por disi gjithmonë më ngjanë së të gjithë e kanë idhull Millon dhe kur rrinë afër tij pyeten se si i ecën këtij të rrijë gati tri dekada në pushtet. Millo-car!