Drejtori komunal Nasim Haradinaj, është milionerë, që veç tokë ka aq shumë sa vlejnë mbi 3 milionë euro. Indoks ka bërë profile të politikanëve të pasur. Ndër ta është edhe Nasim Haradinaj. Sa vlen pasuria e tij? Si e bëri ai atë? E mësoni në InDoks.
Dokumentarin e plotë mund ta gjeni këtu.
InDoks në këtë episod do të sjell edhe një herë në vëmendjen e publikut pasuritë e njerëzve që e drejtojnë Republikën. Sa peshon ajo pasuri dhe si e bënë atë. Kush është milionerë pa pasur as një kompani e as aksione në biznese. Kush u pasurua pasi hyri në politikë. Janë këto disa pyetje që marrin përgjigje, bashkë edhe me shumë dilema rreth deklarimit të pasurisë së drejtuesve milionerë të një shteti të varfër.