Kërcënohen me armë dy persona në Fushë Kosovë

Kërcënohen me armë dy persona në Fushë Kosovë

Një mashkull dhe një femër janë kërcënuar nga persona të panjohur, ku njëri prej të dyshuarve e kishte nxjerrë një revole dhe ua kishte drejtuar viktimave.

Sipas Policisë së Kosovës të dyshuarit janë larguar me një automjet në drejtim të panjohur.

Ndër tjera nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti mbetet nën hetime nga njësitet hetimore.