Ateisti nga Shqipëria tregon dallimin mes hoxhës, priftit dhe rabinit

Ateisti nga Shqipëria tregon dallimin mes hoxhës, priftit dhe rabinit

Fatos Lubonja është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7. Ai po intervistohet nga gazetari Berat Buzhala për çështjen e religjionit.

Lubonja ka folur për rëndësinë e klerikëve dhe dallimet e tyre.

“Dallimi është tek ajo që përfaqësojnë vlerat dhe idetë e religjioneve të tyre”, tha Lubonja.

“Ky është dallimi kryesor”.

Tutje Lubonja ka treguar për klerikun që ai e ka vlerësuar më së shumti.

“Unë vlerësoj shumë Kardinalin italian Martini. Ai ka ndërruar jetë tani vonë. Ka qenë arkipeshk i Milanos”, ka shpjeguar Lubonja.

“Ai ftonte në katedrën e tij që të vijnë edhe jo besimatarët pasi që edhe dinte që edhe ata kanë ato momenet e ekzistencializmit”, ka shpjeguar ai.

“Këta janë klerikët më të mirë që i mungojnë botë tonë”.