Pas përfundimit të procesit të autopsisë së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, janë bërë të ditura rezultatet e para të këtij procesi nga kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha.
Asfiksia, pengesat në frymëmarrje janë dyshimet e para rreth vdekjes së aktivistit të ndjerë të VV-së, ka thënë prokurori Sylë Hoxha.
Sylë Hoxha ka mohuar se Dehari ka përdorur medikamente. Ai është shprehur se gërvishtjet në fyt dhe duar janë duke u analizuar.
“Si mendim preliminar i ekspertit mjekoligjor është që mund të ketë asfiksi, ndërsa rezultat përfundimtare i jep ekspertiza më vonë”, ka thënë Hoxha për Insajderin.
Rezultatet përfundimtare pritet t’i tregojë ekspertiza mjeko-ligjore.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari vdiq të shtunën pasdite në Qendren e Paraburgimit në Prizren. /Insajderi.com