“Ftyra” para katër muajve ishte bërë me pozitë të rëndësishme shtetërore<" />

Kush është “Ftyra” që frikësonte zyrtarët e shtetit, kundër emërimit të të cilit reaguan ambasadorët

Kush është “Ftyra” që frikësonte zyrtarët e shtetit, kundër emërimit të të cilit reaguan ambasadorët

Naser Shala, i njohur me nofkën “Ftyra” para katër muajve ishte bërë me pozitë të rëndësishme shtetërore. Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kishin zgjedhur ish-komandant “Ftyrën”, drejtor të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shkruan Gazeta Insajderi.

Shala që dikur ishte akuzuar bashkë me Fatmir Limajn për krime lufte dhe emri i tij përmendej nga Adem Grabovci për të frikësuar kryetarin e atëhershëm të parlamentit Jakup Krasniqi, për pozitën të cilën ia kanë besuar depuetët, po kundërshtohet fuqishëm nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe ajo e Britanisë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, kishte reaguar për emërimin e “Ftyrës”, duke thënë se është thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës.

“Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin se sa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, kishte deklaruar Kosnett.

Ndërsa në reagimin e ambasadës së Britanisë ishte njoftuar se ambasadori, Ruairi O`Connell, ka dhënë dorëheqje nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, pas emërimit në krye të kësaj agjencie të Naser Shalës.

“Ambasada Britanike në Prishtinë shpreh keqardhje për vendimin e Kuvendit të Kosovës për emërimin e Naser Shala si Shef i Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Projekti i Mbështetjes së Ambasadës Britanike për Projektin e Rekrutimit Publik dy herë mbështeti procesin për rekrutimin e Shefit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës”, thuhej në reagimin e ambasadës britanike.

Por kush është në të vërtetë Naser Shala?

Naser Shala, që në luftë njihet si komandant “Ftyra”, ka qenë i akuzuar së bashku me Fatmir Limajn nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në rastin “Kleçka”.

Pas një procesi të gjatë Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur të pafajshëm Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij në mesin e tyre edhe Shala.

Ndërsa, Gjykata Supreme e Kosovës përfundimisht më 24.05.2017 kishte vërtetuar pafajësinë e këtyre të akuzuarve.

Emri i Shalës ishte përfshirë edhe në një rast tjetër. Emri i tij ishte përdorur nga Adem Grabovci për ta frikësuar atë kohë, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin.

Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë “e thirri, ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”.

Insajderi ka publikuar hulumtimin “Dosja e Shefave”në këto përgjime ishte dëshmuar komunikimi mes Grabovcit dhe ‘Ftyrës”.

“Paj, mirë bre Naser vallahin, ngarkesë kom pas bukur shumë, gati thuajse veç vetun pata metë… Ti, pe din kto, kto nërskamcat që janë, e kto farë…”, i ankohej Grabovci, Shalës në dhjetor të vitit 2011.

“Besoj që i kom kalu, po thom a din pa hiç kshtu, i kom kalu mirë. I kisha n’përkrahje, kta që duhet m’i pas, e për tjertë s’u mërzitsha”, vazhdonte Grabovci.

Në bisedë telefonike, ish-shefi i PDK-së në Kuvend të Kosovës, i tregonte ‘fytyrës’ se me emrin e tij ia kishte përmendur Jakup Krasniqit. Sipas Grabovcit më pas, Krasniqi ishte dorëzuar.

“Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, thash qy thash e thirri, e thirri ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”, tregonte Grabovci. “Edhe u dorëzu”.

“A t’ngoj bile”, e pyet Shala.

“Ngoji, meniherë, meniherë u tërhoq, derisa t’përmena ty”, thoshte Grabovci. /Insajderi.com

Dosja e Shefave XXII: Grabovci kishte kërcënuar Jakup Krasniqi…

Dosja e Shefave XXII: Grabovci kishte kërcënuar Jakup Krasniqin – "Ftyra" ta kanë lokën http://bit.ly/DosjaeShefaveXXII

Gepostet von Insajderi am Montag, 29. August 2016