Në përgjimin e fundit të pulbikuar nga BILD, Imer Lala, i cili nga gazeta konsiderohet si lord i mafias i thotë të shoqes se ka qenë në “zyrën e madhe” (duke nënkuptuar atë të Edi Ramës) dhe se ka patur një takim me “Bablokun e madh”.
I konsideruar si një ndër mafiozët që ka blerë vota për PS-në nga ana e BILD, këtë të mërkurë gazeta publikoi përgjimet ku tregohet se Imer Lala e ka takuar personalisht kryeministrin e vendit Edi Rama.
Imer Lala: O Rata, Po shkoj “në një zyrë të madhe” (Dyshohet se në zyrën e Ramës)
A merr vesh. A thu jam vesh mirë apo jo?
Gruaja: Po mire je
Imer Lala: Ma fut qet atë gjo në karikim
Gruaja: E kam kariku, pa merak
Imer Lala: Kur do dalësh ti?
Gruaja: Unë jam këtu …
Imer Lala: Mirë, nga ora 11.30 nisem
Gruaja: Ok në rregull
Biseda 2
Vajza: Po ti ku je, përse u çove nga kafja
Imer Lala: Në 10.30 kam një takim me atë robin (Edi Rama)., Do shkoj ta takoj në zyrën e tij\
Imer Lala: Po shkoj në zyrë. Sa atë dal, po të bëj telefon, pastaj jam për Pogradec
Biseda 3
Imer Lala: Or zotëri, po ku je me, se i rashë telefonit
I panjohur: E kam mbyll. Çkemi
Imer Lala: A e ke mbyll atë numër
I panjohur: Po njëherë për njëherë. Çfarë ka ndodhur?
Imer Lala: Ej shifna te ai Babloku i madh (Edi Rama)
Imer Lala: Po qesh me Qifin përpara
Imer Lala: Ti mos e rruj leshin për asigjo