Beqaj: Ofrova sot dorëheqjen tek kryeministri, jam i pafajshëm

Beqaj: Ofrova sot dorëheqjen tek kryeministri, jam i pafajshëm

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, i cili u shkrakua të mërkurën nga pozita e ministrit me vendim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë sot se ka ofruar dorëheqjen tek kryeministri Ramush Haradinaj.

Beqaj ka deklaruar se e mbështet vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për t’i liruar nga pozita zyrtarët dhe anëtarët e kësaj partie, të cilët kanë aktakuza të ngritura.

“Unë sot kam paraqitur dorëheqjen time tek kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj”, ka thënë Beqaj.

Ministri Beqaj është shprehur se është i pafajshëm lidhur me aktakuzën të cilën Prokuroria e Shtetit ka ngritur ndaj tij për veprën penale të “shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.

“Është parim bazë e drejtësisë që gjithkush është i pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta. Vepra për të cila dyshohem nuk ka asnjë element të korrupsionit”, ka thënë Beqaj.

Beqaj flet pas shkarkimit nga Veseli (Drejtpërdrejt)

Beqaj flet pas shkarkimit nga Veseli (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Insajderi am Donnerstag, 20. Juni 2019