
Dhjetëra vullnetarë kanë dal në Kompleksin Memorial “Baza e parë e UÇK-së”, të heroit Hakif Zejnullahut, për të dhuruar gjak për nder të 57 vjetorit.
Sabit Zejnullahu babi i heroit Hakif Zejnullahu, tha për Insajderin se shprehet tejet falenderues për iniciativen e vullnetarëve.
“Jam shumë i kënaqur që në emër të Hakifit, në ditëlindjen e tij është ndërmarrë një iniciativë kaq e mirë dhe humane. Jemi shumë mirënjohës ndaj të gjithë atyre vullnetarëve që i’u bashkuan këtij aktiviteti”, thotë ai për Insajderin.
Hakif Zejnullahu ishte ushtar në bazën e UÇK-së në fshatin Lladofc të Podujevës.
Hakif Zejnullahu ka rënë më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë së bashku me komandantin e UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha.