Punëtorët e Telekomit në protestë

Punëtorët e Telekomit në protestë

Punëtorët e Telekomit të Kosovë, sot para objektit të kësaj ndërmarrje kanë protestuar.

Ata po kërkojnë që kontrata 10 vjeçare e Tetekomit me kompaninë Dardafone.net të ndërprehet.

Me pankarta që e akuzojnë kompaninë për korrupsion e vjedhje, këta punëtorë kanë bërë thirrje për ‘largimin e hienave nga Telekomi’.

Kryetari i sindikatës Lahmi Balaj ka thënë se kontrata me Z-Mobile është kontratë korruptive dhe e dëmshme për Telekomin e Kosovës.

“Në kundërshtim të kësaj kontrate ne kemi përgatitur dhe kemi nënshkruar peticionin. Në të kemi treguar për dëmet e 200 milionëve që Telekomi i ka pësuar nga kontrata me Z-mobile. Nga të gjitha institucionet kemi kërkuar që kjo kontratë të mos vazhdohet”,ka deklaruar Balaj.