Fillon shqyrtimi gjyqësor për rastin “Pronto”

Fillon shqyrtimi gjyqësor për rastin “Pronto”

Ka nisur sot shqyrtimi gjyqësor në rastin “Pronto”, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata e Apelit.

Protagonistë të këtij rasti janë, ish-shefi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovcit, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe ish-këshilltarit të Kryetarit të Kuvendit, Nijazi Kryeziu.

Gazeta Insajderi kohë më parë ka publikuar përgjimet ku dëgjohen Grabovci dhe të tjerët duke diskutuar për punësimin e njerëzve në bazë të preferencave partiake.

Në mesin e tyre ishte emërimi i prokurorit Bahri Hyseni si anëtar i KOST-it, pa asnjë kriter.

Njëjtë kishin vepruar edhe në përzgjedhjen e anëtarëve të bordit në Ujësjellësin e Prizrenit, ku kriteri i vetëm për Grabovcin e Nijazi Kryeziun ishte partia politike.

Nga këto përgjime doli se edhen kryeprokurori Sylë Hoxha ishte zgjedhur nga PDK-ja.

Përplasje për emërime në Agjencinë e Kosovës për Akreditim kishte pasur ndërmjet Adem Grabovcit e Ramë Bujës.

Buja e kishte ndarë pozitën për Fatmir Arifin të cilin e kishte sjell nga Amerika, derisa Grabovci donte që në këtë pozitë të sistemohej, Ramadan Gashi, ish-kryetar i Komunës së Skenderajt.

Nga përgjimet vërtetohej kontrolli i plotë i zyrtarëve të PDK-së në ndërmarrjet publike.

Adem Grabovci e Besim Beqaj kishin marrë kompetenca të plota nga Hashim Thaçi, që në krye të tri ndërmarrjeve publike, PTK, Infrakos dhe Traikos të vendoseshin njerëzit që përfaqësonin interesat e tyre. Një seri përgjimesh telefonike të Grabovcit dhe Beqajt dëshmojnë këto plane që ishin finalizuar me emërime.

Dy vite pasi u publikuan këto përgjime, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 11 personave të përfshirë në rastin Pronto. /Insajderi.com