Ulrike Lunaçek sot viziton Kosovën

Ulrike Lunaçek sot viziton Kosovën

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se  nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, do të vizitojë sot Kosovën.

Ajo do të vijë në Kosovë pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian.

Lunacek pritet të mbajë konferencë pasditen e së enjtes.

Komisioni Evropian  prezantoi dje raportin e përvitshëm të Progresit, ku ndër të tjerash kërkoi vullnet më të madh politik për të luftuar korrupsionin ndërsa nënvizon si shqetësim polarizimin në mes të qeverisë dhe partive opozitare./Insajderi.com