River Nimmo e kishte ëndërr që një ditë të bëhej pjesë e Ushtrisë. 5-vjeçari nga Arkansasi i SHBA-së, që vdiq javën e kaluar nga një formë e rrallë e kancerit, kurrë nuk e pati shansin të ishte ushtar.
Por kjo nuk i ndaloi ushtarët e Ushtrisë Amerikane që të vinin në funeralin e vogëlushit, duke e nderuar atë bashkë me shumë kolonelë.
Dashuria e madhe që vogëlushi kishte për ushtrinë fitoi zemrat e shumë burrave dhe grave në uniformë të shtetit, shkruan CNN.
Shumë prej tyre erdhën në funeralin e vogëlushit, për ta nderuar ushtarin e vogël. Lajmi për gjestin e ushtarëve u pëlqye me të madhe nga njerëzit në rrjete sociale.
Më 2015, Oakley u diagnostikua me neuroblastomë, një lloj kanceri që zhvillohet nga qelizat e pazhvilluara të nervave.