Përpjekjet e dështuara të Naser Osmanit për t’u bërë King i Instagramit

Përpjekjet e dështuara të Naser Osmanit për t’u bërë King i Instagramit

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Osmani është duke dështuar që të bëhet “Kingu shqiptar i Instagramit”.

Por nëse i shikon fotot të postuara në profilin e tij në Instagram janë gjysmë të zhveshura ku më së shumti ka të ekspozuar gjoksin, bicepsin dhe tricepsin, shkruan Gazeta Insajderi.

Po ashtu deputeti 57-vjeçar, nuk shquhet as për pëlqime dhe komente. Vlerësimet dhe komentet e vetme të deputetit Osmani janë vetëm të familjarëve të tij.

Efekti i “Kingut” ka arritur vetëm tek nipat dhe mbesat e tij.

Video: 

Ndërsa në foton e fundit ai ka arritur që të marr vetëm 53 pëlqime derisa ka 990 ndjekës.

Osmani njihet për fotot e tij gjysmë të zhveshura, ku vetëm në rrjetin e tij social Instagram ai ka rreth 80 foto të publikuara ku tregon muskujt dhe jetën e tij luksoze. /Insajderi.com