Opozita synon rrëzimin e qeverisë, Avdullah Hoti takon modelen Arta Nitaj

Opozita synon rrëzimin e qeverisë, Avdullah Hoti takon modelen Arta Nitaj

Në kohën kur liderët opozitarë po mbajnë takime me synim rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, një nga zyrtarët e lartë të partisë opozitare, LDK, ka mbajtur sot një takim me moderatoren sportive dhe modelen, Arta Nitaj, si dhe dy trajnerët e futbollit: Bylbyl Sokoli e Ismet Munishi.

Takimi i Hotit me dy trajnerët dhe moderatoren erdhi pas një iniciative të Ismet Munishit e Bylbyl Sokolit, për t’u takuar me shefat e grupeve parlamentare të partive lidhur me Ligjin për Sponsorizime në sport.

Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës nuk kaloi Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, përkatësisht amendamentin, i cili do t’i jepte rrugë të menjëhershme Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit, Kulturës e Rinisë, raporton Insporti

Kjo bën që sportistëve të Kosovës të vazhdojnë t’u mohohen mundësitë që të kërkojnë sponsorizime dhe para të nevojshme për ta përfaqësuar shtetin e tyre, interesat e të cilit do të duhej t’i mbronte Kuvendi. /Insajderi.com