Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur në emisionin Frontal në T7 për krizën që po e kalon komuna që ai udhëheq me furnizimin me ujë të pijshëm, raporton Gazeta Express.
Duke folur në T7, Haziri po thotë se është shpallë gjendje emërgjente e shkallës së parë.
“De fakto është shpallë gjendje emergjente e shkallës së parë. Në përputhje të zbatimit të detyrave janë marrë veprime konkrete për të menaxhu sasinë e mbetur të ujit”, shtoi ai, duke përmendur edhe kufizimet të cilat po bëhen për të ruajtur sasinë e ujit.
“Masa e parë është ndalimi deri në kufizim, kemi fillu me kufizime natën, kemi vazhdu edhe me kufizime ditën. Ndalet larja e oborreve, autolarja, edhe sot është mëndu që të ndalet edhe në industrinë e ndërtimit. Nuk është për panikë, por, sasia e mbetur të menaxhohet mirë”, tha Haziri, derisa përmendi edhe disa zgjidhje që janë duke i hulumtuar.
Duhet të bëhet injektimi me sasinë e ujit rezervë. Janë identifikuar uji pasiv apo ai që nuk është shfrytëzuar deri më tash, duke filluar me kazermën e ushtrisë, është uj nëntokësor. Jemi duke hulumtu edhe rezerva tjerë, po këto vetëm e zbusin gjendjen.
Sipas tij, deri te kjo krizë ka ardh nga arsye natyrore, siç është mungesa e shirave, e thotë se një gjë e tillë po përsëritet çdo katër vite.