Për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski sot do të vendos gjyqi i Budapestit
Se çfarë vendimi do të merret do të mësohet pas seancës, pasi është e mbyllur për publikun.
Sipas medieve hungareze, Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm në Budapest pas kërkesës së gjykatës. Nga videoja shihet se Gruevski me sako po i fsheh prangat nga duart.
Maqedonia kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku”. Si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator./Alsat-M/