Dy persona janë therur me thikë në Viti pas një mosmarrëveshje me dy persona të tjerë.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, njofton PK.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”.