Arrest shtëpiak për Ismail Kurteshin e Shqipe Pantinën

Arrest shtëpiak për Ismail Kurteshin e Shqipe Pantinën

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi dhe Shqipe Pantina.

Gjykata po ashtu ka vendosur që Bali Muharremaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të paraqitet në stacion policor në kohëzgjatje prej një muaji.

Kjo masë nga ana e gjykatës u është shqiptuar deputetëve për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.

Në vendimin e gjykatës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Përdorimi i armës apo mjetit, veprën penale pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare , veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe sulmi i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare./Insajderi.com