Reagimet tronditëse të të burgosurve, kur shohin brenda qelisë së Deharit

Reagimet tronditëse të të burgosurve, kur shohin brenda qelisë së Deharit

Të burgosurit kthehen nga shëtitja. Është ora 15:53 dhe një prej gardianëve hapë derën e qelisë ku qëndronte Astrit Dehari, që vdiq me 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana të dyshimta.

Pasi gardiani hapë derën, fton edhe një kolegë tjetër. I tregon ngjarjen. Para derës së qelisë bëhet tollovi dhe një nga të burgosurit lajmëron dikë. Këtë e bëjnë të gjithë.

Pas disa minutave vjen edhe një mjeke. Tollovia në korridor është e madhe. Të burgosurit duken të shokuar dhe të tronditur. Shumë prej tyre kapin kokën me dorë.

Këto janë pamjet që janë publikuar nga Klan Kosova, e që janë pamje të siguruara nga kamerat e Qendrës së Paraburgimit në Prizren./Insajderi.com