Parandalohet vrasja e dy personave, kapen autorët me kallash

Parandalohet vrasja e dy personave, kapen autorët me kallash

Parandalohet me  kohë një ngjarje e rëndë në Tirane. Dy persona me armë ishin gati te ekzekutonin dy të tjerë, por për fat janë ndaluar në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz.

Policia e Tiranes bën me dije se ka arrestuar në flagrance shtetasit B.S., 40 vjeç dhe S.S., 39 vjeç, te dy banues ne Valias.

“Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt”- njofton policia.

Marrja në kohë e informacionit si dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit nr 5, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje tip Porsche Cayenne/Panorama.