Bashkitë e djathta kyçin shkollat, në bashkitë e majta ndahen materialet zgjedhore

Bashkitë e djathta kyçin shkollat, në bashkitë e majta ndahen materialet zgjedhore

Bashkitë e Shkodrës, Mallakastrës dhe Pogradecit mbyllën shkollat e kopshtet e përcaktuara si qendra votimi për 30 qershorin, në vijimsi të qëndrimit se ata do të zbatojnë dekretin e presidentit që e ka anuluar procesin. Por këto veprime u kushtoi arrestimin 4 punonjësve të bashkive Pogradec e Mallakastër, ndërsa nënkryetari i kësaj njësie vendore u shpall në kërkim. Ndërkohë në bashkitë e majta nisi shpërndarja e materialit zgjedhor.

Në Tiranë ka fillu kyçja e shkollave dhe kopshteve të miratuara si qendra votimi ishte lëvizja e radhës së disa bashkive të drejtuara nga opozita në kuadër të qëndrimit të deklaruar se ata do të zbatojnë dekretin e presidentit Meta që anuloi procesin zgjedhor të 30 qershorit. Por këto veprime, kanë cuar në pranga punonjësit e disa bashkive të djathta nën akuzën e Pengimit të subjekteve në zgjedhje.

Nënkryetari i Bashkisë  së Mallakastërs, Haredin Serjani, është shpallur në kërkim, ndërsa dy punonjës të njësisë vendore dhe roja i një shkolle janë arrestuar.

Bashkë me Dervish Dervishaj, Erjon Isufaj, dhe Nimet Kapaj, Ai akuzohet se ka mbyllur 2 shkolla në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë.

Me të njejtën akuzë  në Pogradec, në pranga u vunë edhe dy punonës të Arsimit të Bashkisë të cilët mbyllën katër shkolla të përcaktuara për qendra Votimi.

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të punonjësve që sipas tij bënë vetëm detyrën, kryebashkiaku i Pogradecit u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve dhe të shmangin situatat konfliktuale

Të kycura me zinxhirë këtë të shtunë ishin edhe shumica e institucioneve nën varësinë e Bashkisë së Shkodrës  e cila më herët ka deklaruar se nuk do të ofrojë asnjë ambient për procesin që e cilëson të paligjshëm pas dekretit të presidentit.

Nga ana tjetër, në bashkitë e drejtuar nga të Majtët që në orët e mesditës nisi procesi i shpërndarjes së bazës materiale zgjedhore nga KZAZ-të drejt Qendrave të Votimit që do të hapen të dielën në orën 07:00 të mëngjesit.

Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore u ndoq edhe nga vëzhgues të OSBE dhe organizmave të tjerë të angazhuar në monitorimin e votimeve të 30 qershorit.

 Nis shpërndarja e materialeve të zgjedhjore në KZAZ-në numër 74 në Korçë. Procesi vijon normalisht.

Ka nisur shpërndarja e materialeve të zgjedhore në KZAZ-në numër 88 për 51 qendra votimi në Sarandë.