Anticikloni afrikano-verior, do të vazhdojë të mbrojë Evropën j" />

Fundjava sjell freski për Evropën

Fundjava sjell freski për Evropën

Anticikloni afrikano-verior, do të vazhdojë të mbrojë Evropën jugperëndimore nga mbërritja e trazirave atlantike, por e sposton më tej aksin drejt Evropës perëndimore.

E kjo do të lejojë arritjen në Ballkan të rrymave të dobëta lindore, më pak të nxehta dhe më të thata.

Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, por nën kufirin e 35 gradë celsius. Sidoqoftë, meteorologët thonë se i nxehti synon të intensifikohet gjatë javës në vijim, pas një fundjave më të freskët krahasuar me ditët e kaluara.

Vala e të nxehtit në Evropë bëri që Franca të regjistronte temperaturën e saj më të lartë prej 45.9 gradësh celsius.

Rekordi i mëparshëm ishte 44.1 gradë celsius, i regjistruar gjatë valës së të nxehtit të 2003 që i mori jetën mijëra personave. Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Ceke po ashtu kanë regjistruar temperaturat më të larta në histori të qershorit.

Në Spanjë janë regjistruar si pasojë e të nxehtit zjarret më të egra në 20 vitet e fundit ndërsa në Itali, ministria e shëndetësisë ka shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e të nxehtit në 16 qytete.

Disa persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave ekstreme.