Banorët e lagjes Kalabria në Prishtinë e kanë një hall. Ata që jetojnë në rrugën “Rexhep Krasniqi” po e kanë shumë të vështirë të banojnë aty. Kjo për arsye se lumi që gjendet aty, kundërmon dhe sipas banorëve, nuk mund t’i lënë hapur asnjëherë dritaret, shkruan Insajderi.com
Në këtë lum kalojnë ujërat e zeza të lagjes Mati 1 dhe të Spitalit të cilat e pamundësojnë jetesën nga era e keqe. Ata thonë se përveç erës, problem është edhe numri i madh i insekteve si pasojë e ujit të ndotur.
Banorët shprehen të shqetësuar dhe thonë se tash e 5 vite punimet janë duke vazhduar për t’u mbyllur lumi, por që akoma nuk ka përfunduar.
Sipas tyre, lumi është i rrezikshëm për fëmijët dhe të moshuarit ngase mungesa e ndriçimit e bënë edhe më të vështirë lëvizjen në këtë lagje.
Në redaksinë e Insajderit kanë ardhur disa pamje të gjendjes së lumit./Insajderi.com/