Tentojnë ta rrëmbejnë një të mitur në Ferizaj

Tentojnë ta rrëmbejnë një të mitur në Ferizaj

Një i mitur ka njoftuar se dy persona kanë tentuar ta rrëmbejnë në qytetin e Ferizjat gjatë ditës së djeshme.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur në një firmë ku dy persona kanë tentuar ta fusin me dhunë në veturë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Viktima mashkull K-Shqiptar i mitur ka njoftuar se gjersa ka qenë në një firmë dy persona të panjohur kanë shkuar me një veturë të cilët kanë tentuar që ta fusin me dhunë në veturë por  ka arrit që të largohet nga ta. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com