
Borxhi shtetëror i Republikës së Kosovës çdo sekondë rritet për 4.75 euro, tregon një aplikacion i krijuar së fundmi nga njohësi i teknologjisë informative, Ermal Sadiku.
Aplikacioni, i cili është krijuar edhe si uebsajt në internet, është regjistruar si Borxhi i Republikës së Kosovës.
Krijuesi i aplikacionit ka treguar se të dhënat e shfaqura në aplikacion janë marrë nga Ministria e Financave të Qeverisë së Kosovës.
Gjithsej Kosova ka borxh mbi 1.1 miliardë euro, shfaq ky aplikacion. Por këto të dhëna ndryshojnë çdo sekondë.
“Borxhi i përgjithshëm i Kosovës çdo ditë po rritet. Këtë aplikacion e kemi kriju me Flamur Mavraj. Ky është versioni i pare. Të dhanat jane marr nga MIF”, ka shkruar Sadiku në Facebook të martën.
Kliko KËTU për ta parë borxhin, që sipas krijuesve të këtij aplikacioni, rritet çdo sekondë