Përveç zyrtarëve sot në Prishtinë është arrestuar edhe një kandidat për patent shofer

Përveç zyrtarëve sot në Prishtinë është arrestuar edhe një kandidat për patent shofer

Një numër i madh i personave po nxirren nga Policia e Kosovës nga Departamenti për Patentë Shoferë që ndodhet në Prishtinë,.

Të njëjtit, punëtorë të këtij departamenti po dyshohen se kanë bërë dallavere me patentë shoferë, saktësisht korrupsion e krim të organizuar. Në mesin e tyre ka edhe kandidatë për patent shoferë.

Aksioni i policisë ka shumë orë që ka nisur, derisa, siç edhe shihet në pamjet që ka siguruar Express nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për një numër të  madh të personave të arrestuar

Insajderi ka provuar të marrë një qëndrim zyrtar nga Policia e Kosovës për arrestimet e sotme, por deri më tani nuk kanë dhënë informacione.