Përleshje në Obiliq – Policia konfiskon numër të madh armësh

Përleshje në Obiliq – Policia konfiskon numër të madh armësh

Dje në komunën e Obiliqit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër përsona, shkruan Insajderi.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në orën 12:37 ku katër personat pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur mesvete. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri ndërsa dy perona kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë automatike ndërsa pas kotrollimit në shtëpinë e të dyshuarve, janë konfiskuar një pushkë ajrore, tre fishek, gjashtë gëzhoja dhe një karikator. Të dyshuarit  janë intervistuar,  dhe me vendim të prokurorit tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje./Insajderi/