Moti sot, këto do të jenë temperaturat

Moti sot, këto do të jenë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale të dielën do të arrijnë në 33 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK

Mirëpo në fillim të javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të shtrihet mbi rajonin tonë, që do të sjell kushte për reshje lokale shiu, e nga mesi i javës edhe rënie të theksuar të temperaturave për 5C deri në 10C.

6.07 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
7.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.
8.07-9.07 – Të hënën jo shumë nxehtë. Pjesërisht vranët, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e martë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima.
10.07 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe shi, e vende-vende edhe bubullima.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare, ndërsa nga java e ardhshme pritet të pësojnë rënie të theksuar. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, ndërsa maksimalet në fundjavë do të shënojnë rritje deri në 34C, e më pas pritet të zbresin edhe deri në 24C.

Të shtunën do të fryj erë e lehtë veriperëndimore 1-2m/s, e ditën e diel mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-13m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë gradualisht do të zbres edhe nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.