Vidhet Xhamia në Drenas

Vidhet Xhamia në Drenas

Në mëngjesin e së shtunës disa persona të dyshuar kanë vjedhur xhaminë e fshatit Zabel i Ulët në Drenas, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas Policisë së Kosovës vjedhja kishte gjatë natës, ku sipas raportuesit të rastit të dyshuarit kishin hyrë në xhami dhe kishin marr shtatëdhjetë euro (70).

“Ankuesi mashkull k-shqiptar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur gjate natës me forcë kishin hyrë brenda në xhamin e fshatit dhe kishin vjedhur 70 (shtatëdhjetë ) euro para te metalta si dhe një shtëpizë të monitorit të kamerave”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me këtë vjedhje nuk është raportuar për persona të arrestuar. /Insajderi.com