Për sa kohë kërkohej Millosheviqi nga Interpoli dhe po fshihej në Kosovë?

Për sa kohë kërkohej Millosheviqi nga Interpoli dhe po fshihej në Kosovë?

Pas gati tri vitesh në arrati  në korrik të vitit të kaluar në Prishtinë ishte arrestuar 38 vjeçari nga Podgorica, Mario Millsoheviq, i cili ndiqej për shkak të dyshimeve se ka marr pjesë në vrasjen e Radomir Gjuriqkoviqit, më 10 tetor të vitit 2016.

Mediat në Mal të Zi raportojnë se policia ka arrestuar edhe Gjorgje Paviqeviqin nga Nikshiqi , i cili është arratisur më 3 korrik të këtij viti nga një qendër spitalore e i cili ishte në paraburgim për shkak të një rrëmbimi të kryer më 15 shtator 2015 në Kotorr të Malit të Zi.

Mario Millosheviqi sipas dosjes së Prokurorisë në Kosovë ka jetuar në Kosovë dhe përmes saj kishte pasur  disa udhëtime jashtë vendit, prej së paku nga viti 2016.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë të gjeturat e një hulumtimi të gjatë mbi Mario Millosheviqin, i kërkuar në Mal të Zi për krime shumë të rënda, e i dyshuar si anëtarë i njërës nga dy bandat më të mëdha që operojnë në biznesin e drogës në Kotor. Edhe për njerëzit që e rrethojnë. Edhe për ata që e ndihmuan në një arratisje të dështuar nga burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë.