Hajnat i futen në shtëpi dhe vrasin 57-vjeçarin e sapo kthyer nga SHBA-ja

Hajnat i futen në shtëpi dhe vrasin 57-vjeçarin e sapo kthyer nga SHBA-ja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e sotme ku një person ka mbetur i vrarë pasi disa persona i janë futur në banesë për ta grabitur.

Mësohet se viktima Gëzim Nako, 57-vjeç kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA.

Ai jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës.

Korçë/Informacion paraprak.

Më datë 08.07.2019, në lagjen nr 7, në banesë është gjetur nga bashkëshortja, shtetasi G.N 57 vjeç, i pajetë, i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.