Serbia pretendon se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Serbia pretendon se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Serbia në kuadër të lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, tash ka nërmarrë edhe një veprim në parandalimin që Kosova të anëtarësohet në Organizatën Evropiane për Administrata Tatimore.

Ministri serb i Financave, Sinisa Mali, ka deklaruar se ky është një lajm i mirë për Serbinë.

“Ky është një lajm i mirë për Serbinë, dhe një konfirmim që ne kemi menaxhuar ilegalitetin e institucioneve të Kosovës. Ne kemi treguar se asgjë s’mund të arrihet pa një marrëveshje me Beogradin”, ka thënë Mali.

Mali ka thënë se vetëm shtetet që janë anëtare të OKB-së mund të integrohen në një organizatë të tillë.

“Sipas rregullave të IOTA-s, vetëm shtetet e njohura nga Kombet e Bashkuara mund të jenë anëtare të kësaj organizate”, ka shtuar ndër të tjera ai, shkruan IBNA, trasnmeton Gazeta Express.

Asambleja Gjenerale  e IOTA-s është mbajtur prej datës 1 korrik deri më 5 të këtij viti në Bruksel, dhe Kosova nuk ka arritur të marr votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare ë kësaj organizate.

IOTA është një organizate që ofron mbështetje dhe asistencë për shtetet anëtare, për të përparaur në fushën e administrimit të taksave.