Rrëfimi i fermerës që kujdeset për bagëtitë: ‘Nga një fermë në një biznes’

Rrëfimi i fermerës që kujdeset për bagëtitë: ‘Nga një fermë në një biznes’

Zize Muja është një  fermere nga fshati Serbobran i komunës së Istogut, ajo kujdeset për disa lopë që  të kenë një qumësht sa më cilësor.

Ajo zgjohet në ora 05:00 të mengjesit  për  të filluar punën që tashmë i është kthyer në një biznes.

“Fermën e kemi ndërtuar në vitin 2018, 60% na ka ndihmu Ministria e Bujqësisë,  40% na vet kemi participu me mjetet tona. Brenda një dite ne  marrim deri në 250 litra qumësht”, ka thënë Muja.

Puna e fermerës për zonjën Muja nuk është e vështirë ajo madje inkurajon të gjitha gratë amvise që të punojnë.

“Të gjitha gratë që kanë mundësinë ta kenë një fermë, ta punojnë atë, është një  punë fitimprurërse, gjithë jetësen mbas luftës kam arritë ta bëjë përmes fermës, madje i kam shkolluar edhe fmitë, është një punë shumë e lërdishme”, ka thënë ajo.

Tani Zize Muja ka një biznes falë fermës me të cilën punon.

Për më shumë detaje klikoni  në videon më poshtë.