Deklarata e Metës për Kosovën e ‘zgjon’ Bërnabiqin: Përmbahu

Deklarata e Metës për Kosovën e ‘zgjon’ Bërnabiqin: Përmbahu

Në samitin e SEECP që po zhvillohet në Sarajevë, Presidenti Ilir Meta kërkoi që Kosova të njihet si shtet i pavarur dhe të respektohet së pari nga fqinjët. Kjo ka bërë që kryeministrja serbe Ana Bërnabiç të provokojë duke thënë se shteti ku po mbahet ky samit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Sipas asaj ç’ka shkruajnë mediat serbe, ka patur debate mes tyre teksa i referohen reagimit të bërë nga kryeministrja Bërnabiq.

“Shteti ku është duke u mbajtur ky samit nuk e njeh shtetin e Kosovës, “përmbahuni nga provokimi”.”-shprehet Bërnabiç.

“Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinës nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, ka thënë Bërnabiq..

blic