Qëndron Kastrati emëron dy drejtorë të rinj

Qëndron Kastrati emëron dy drejtorë të rinj

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar për emërimin e dy drejtorëve të rinj të Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale, si dhe Financave dhe Buxhetit.

Ai tha se nga këto emërime pret angazhim dhe rezultate pozitive për qytetarët.

“Nga sot, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të udhëhiqet nga Suna Zajmi-Krasniqi, ndërsa Drejtoria e Financave dhe Buxhetit nga Sinbad Sonki. Jam shumë i lumtur për këtë vendim dhe pres nga drejtorët e rinj punë dhe angazhim për rezultate të prekshme dhe pozitive në jetën e qytetarëve”, shkroi Kastrati në Facebook.

Sonki vjen nga komuniteti rom. Ai e ka konsideruar emërimin e tij si përkrahje institucionale për gjithë komunitetin të cilit i takon.