
Mini cikloni i cili mbrëmë, pak para mesnatës përfshiu Komunën e Ulqinit, shkaktoi dëme të mëdha.
Në vendbanimet Liman, Pinjesh dhe Meteriz era e fortë çoi pullazet, theu drunjtë, madje edhe trungjet e ullinjve shekullor.
Ulqini mbrëmjen e së martes u përfshi nga një mot i lig me stuhi ere, rrebeshe shiu që ishin më të fuqishmet në dekadata e fundit. Rrugët u vërshuan nga ujërat ndërsa moti ishte i shoqëruar me shi, erë, breshër dhe bubullima.
Pothuajse është shkatërruar tërësisht një pjesë e madhe e inventarit i të gjitha plazheve të qytetit, shumë automjete janë zënë nga pishat, disa fabrika dhe hotele kanë mbetur pa çati, janë shkulur mjaft rrënjë ulliri dhe dëme tjera të mëdha është bilansi i një natë te vështirë në qytetin tonë.