Një erë e fortë ka kapluar Shëngjinën mbrëmë duke shkaktuar dëme të mëdha.
Arsim Kamberi nga Gjilani shkoi për të pushuar në plazhet e Shëngjinit, por atij i ndodhi një e papritur.
Mbulojat e terrasës në objektin ku po pushonte kishin rënë mbi veturën e tij kështu duke e dëmtuar atë, shkruan Insajderi.
Arsim Kamberi për Insajderin thotë se kjo fatkeqësi nuk është vetëm shkaktare stuhia por edhe ndërtimet që janë jo të qëndrushme.
Ai raportoi edhe në policinë e rajonit por të njëjtit nuk kishin ndërmarrë ndonjë gjë.