21-vjeçari që ka përfunduar vetëm shkollën e mesme emërohet drejtor në Komunë të Kamenicës, reagon opozita

21-vjeçari që ka përfunduar vetëm shkollën e mesme emërohet drejtor në Komunë të Kamenicës, reagon opozita

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka emëruar Sinbad Sonki drejtor të financave në institucionin që udhëheqë ai.

Sonki, është drejtori më i ri i Komunës së Kamenicës, ndërsa pa përvojë punë dhe vetëm me shkollë të mesme të mjekësisë, beson se ai do të sjellë ndryshime në këtë drejtori, raporton KTV.

Kryetari Kastrati deklaron se Sinbad Sonkin është i përgatitur për këtë pozitë, pavarësisht shkollimit të tij.

Megjithatë, opozita, emërimin e Sonkit drejtor në njërën nga drejtoritë më të rëndësishme në Komunë, e sheh si joseriozitet të Kastratit në punën e tij.

Por, kryetari i kësaj komune, në anën tjetër, insiston se përmes këtij emërimi dëshiron të sjellë ndryshime në shoqëri dhe shpresë për komunitetet pakicë, që edhe ata meritojnë një vend pune në institucionet publike.

Përkatësia etnike rome e Sinbad Sonkit, ishte një ndër arsyet që Kastrati emëroi atë drejtor të Financave këtë të martë./ Insajderi.com