Mustafa raporton sot para deputetëve në Komisionin për Punë të Brendshme

Mustafa raporton sot para deputetëve në Komisionin për Punë të Brendshme

Sot do të mblidhet Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aty pritet të raportojë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Po ashtu, është paraparë shqyrtimi i raportit me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-015 për Letërnjoftim.