Aksidentoi për vdekje çiftin shqiptar, arrestohet i riu

Aksidentoi për vdekje çiftin shqiptar, arrestohet i riu

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një çifti shqiptar nga Pogradeci në New Jersey. Sakaq, ngjarja mësohet se ka ndodhur mëngjesin e 26 qershorit, po është njoftuar vetëm një ditë më parë nga mediat amerikane.

Ndërkaq, viktimat janë Muhamet Oparaku 68 vjeç, një ish-polic në pension dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku 64 vjeç.

Ngjarja ndodhi në mëngjes, kur çifti sapo kishte dalë nga banesa me makinën “Toyota Corolla” kur janë përplasur nga një makinë tjetër tip “Dodge” që drejtohej nga 29-vjeçari Donald Kumar Davis.

Ky i fundit është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të dy personave në aksident. Makina e viktimave është spostuar për gati 20 metra.

Video: 

Muhamet dhe Bukurije Oparaku u transportuan në spital ku edhe u shpallën të vdekur pak kohë më vonë. Ndërsa Davis u shtrua në spital me gërvishtje të vogla dhe djegie nga ajri i makinës.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit që drejtohej nga 29-vjeçari Davis, raporton “Daily Voice”.

Muhamet Oparaku, ish-shef i policisë në Pogradec, emigroi në Shtetet e Bashkuara me gruan e tij. Miqtë dhe banorë të zonës thanë se çifti shqiptar ishin njerëz të respektuar.

Familjarë të çiftit Oparaku thanë se dëshira e vetme e tyre ishte që të varroseshin në vendlindje, në Shqipëri. Për këtë arsye ata nisën një fushatë online për mbledhjen e fondeve që trupat e tyre të dërgoheshin në Pogradec.